
Një person është paraqitur në Spitalin Rajonal të Lezhës i plagosur me armë zjarri. Bëhet me dije se i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe pas marrjes së ndihmës së parë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi.