web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni “The Wanted”/ 4 shqiptarë ekstradohen nga Italia, Zvicra dhe Spanja

24 Shtator 2026, 13:24, Kronika CNA

Operacioni “The Wanted”/ 4 shqiptarë ekstradohen nga Italia,

Finalizohen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.

Mësohet se nga ky operacion u ekstraduan nga Italia, Zvicra dhe Spanja katër shtetas shqiptarë, ndaj të cilëve ishte caktuar masë sigurie me arrest për disa vepra penale, më konkretisht: 

U  ekstradua nga Italia, shtetasi H. N., 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Europës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale;

U ekstradua nga Zvicra, shtetasi M. K. alias M. M., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.

U ekstradua në Spanjë, shtetasi A. B., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër-arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.

Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi E. Z., 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.

 





Lajmet e fundit nga