Të shtëna me armë në Lezhë: Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.09.2026, 13:34

Një person është paraqitur i plagosur mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, personi ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas ndihmës së parë mjekësore, është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Për momentin mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe mënyra se si ka ndodhur plagosja. Pritet që Policia të japë detaje zyrtare për të zbardhur atë që ka ndodhur dhe shkaqet e dëmtimit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit