AKTUALITET /

E pyeti për Agasin, Vlora Hyseni kërcënon gazetaren: Si kalon ti takimin me agjentët serbë?

Në vend që të përgjigjej për skandalin që tronditi shtetin, Hyseni u përpoq të kompleksonte gazetaren me pretendime për "agjentura serbe".

Shkruar nga Versus

E pyeti për Agasin, Vlora Hyseni kërcënon gazetaren: Si kalon ti

Drejtoresha e arrestuar, Vlora Hyseni e cila u paraqit sot në GJKKO për masën e sigurisë lidhur me skandalin ku dyshohet se vendosi SHISH-in në shërbim të Ergys Agasit, ka bërë një kërcënim të paprecedentë për gazetaren Klodiana Lala teksa kjo e fundit po i drejtonte pyetje.

“Si i shpërndan ti materiale të klasifikuara Ergys Agasit”- e pyeti gazetarja.

Ndërsa Hyseni nuk ngurroi të përgjigjej në sekondë pa u vënë aspak në siklet në skandalin: Klodi si kalon ti takimin me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?

Më pas Hyseni vijoi të hynte drejt sallës së GJKKO pa iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Versus.al

Poll