Një gjest i vogël i Tom Cruise ndaj Kate Middleton-it në premierën londineze të filmit “Digger” u bë një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.
Më 22 shtator, Princi William dhe Princesha e Uellsit morën pjesë në premierën e filmit të ri të Cruise në Leicester Square. Aktori 64-vjeçar i priti çiftin në tapetin e kuq dhe gjatë mbrëmjes ata u fotografuan duke biseduar e duke qeshur së bashku. Në event morën pjesë edhe David Beckham dhe regjisori Alejandro González Iñárritu.
Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi teksa grupi po zbriste shkallët drejt kinemasë. Cruise i zgjati dorën Kate Middleton-it dhe e ndihmoi të zbriste shkallët, ndërsa princesha e pranoi gjestin.
Sipas disa mediave britanike dhe amerikane, ky veprim konsiderohet në kundërshtim me një prej zakoneve tradicionale të protokollit mbretëror, sipas të cilit zakonisht nuk nis kontakt fizik me një pjesëtar të familjes mbretërore, përveç rasteve kur ai e ofron vetë dorën.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një rregull detyrues. MARCA, duke iu referuar faqes zyrtare të familjes mbretërore britanike, thekson se nuk ekzistojnë kode të detyrueshme sjelljeje për takimet me anëtarët e familjes mbretërore, por kryesisht zakone tradicionale.
Për Cruise dhe Kate ky nuk ishte një moment krejt i ri. Një skenë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2022, gjatë premierës londineze të “Top Gun: Maverick”, kur aktori i kishte ofruar përsëri dorën Kate-it në shkallët e tapetit të kuq.
Në premierën e “Digger”, Kate Middleton u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë lejla nga Jenny Packham. Ajo e kompletoi veshjen me bizhuteri me rëndësi të veçantë për familjen mbretërore, mes tyre varësen me ametist të Mbretëreshës Nënë dhe vathë që i përkisnin Princeshë Dianës.
Lini një Përgjigje