E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset 35-vjeçari në Lezhë, dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Një 35-vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin rajonal të lezhës paraditen e kësaj të enjteje.

Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë me armë zjarri në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është vendosur të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.