United nxjerr në shitje copat e barit të Old Trafford, 140 euro për një copë

Një pjesë e historisë së Old Trafford tani mund të blihet nga tifozët e Manchester United. Klubi anglez ka nxjerrë në shitje copa të barit të stadiumit për 125 paund secila, rreth 140 euro. Seria e parë është shitur tashmë e gjitha.

Iniciativa e veçantë është lançuar pikërisht në ditën kur Manchester United bëri të ditur se borxhi i përgjithshëm i klubit ka kaluar shifrën e 1 miliard paundëve.

Shifra vjen në një periudhë kur klubi ka regjistruar të ardhura rekord prej më shumë se 730 milionë eurosh për sezonin financiar 2025-2026, ndërsa fitimi operativ ishte pak më i ulët se 25 milionë euro. Megjithatë, bilanci përfundimtar u mbyll me një humbje neto prej 48 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United ka konfirmuar gjithashtu se ka shpenzuar më shumë se 70 milionë euro për blerjen e tokës ku parashikohet të ndërtohet stadiumi i ri. Projekti i impiantit të ri pritet të ketë një kosto totale prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, gjatë kësaj vere, Old Trafford iu nënshtrua një ndërhyrjeje të plotë në fushën e lojës, për herë të parë pas 14 vitesh. Bari u hoq deri në shtresat bazë të terrenit, por një pjesë e tij u ruajt.

Copat e barit, me përmasa rreth 7 centimetra për çdo anë, janë vendosur brenda kubeve të vogla prej qelqi dhe janë të shoqëruara me një kuti të zezë mbrojtëse.

Manchester United e ka prezantuar këtë produkt si një kujtim nga shtëpia historike e “Djajve të Kuq”, duke u dhënë tifozëve mundësinë të kenë një pjesë simbolike të terrenit ku janë zhvilluar disa prej ndeshjeve më ikonike në historinë e klubit.

Fakti që seria e parë u shit plotësisht tregon interesin e madh të tifozëve për të pasur një kujtim fizik nga një prej stadiumeve më të famshme të futbollit anglez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?