Kevin Trad është zyrtarisht lojtari më i ri i Laçit. Klubi kurbinas e bëri të ditur afrimin e sulmuesit përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale.
Bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e një talenti 19-vjeçar me origjinë libaneze, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për Sagesse SC në Premier League-n libaneze. Në këtë kampionat, ai regjistroi 19 paraqitje dhe shënoi 5 gola.
Të lidhura
None found
Me këtë operacion, ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani fuqizon ndjeshëm repartin e avancuar në prag të rifillimit të Superiores. Trad pritet të kthehet në një pasuri të vyer për bardhezinjtë në ndeshjet e ardhshme.
