Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

24 Shtator 2026 | 13:40

Qeveria italiane nuk mori asnjë paralajmërim për sulme të mundshme nga dronë rusë nga deti, konfirmuan sot katër burime për agjencinë ANSA, duke mohuar shkrimin e gazetës spanjolle “El Mundo”.

Burimet deklaruan se nuk kishte raportime për sulme të tilla në nivel operacional, as përmes kanaleve të inteligjencës, as përmes kanaleve diplomatike apo ushtarake.

Gazeta “El Mundo” njoftoi më parë se shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mësuan për sulme të mundshme ruse ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës. Deputetja italiane e opozitës nga Partia Demokratike, Lia Quartapella, kërkoi reagimin e qeverisë ndaj këtyre akuzave.

“Raportet për një sulm të mundshëm nga dronë rusë ndaj Italisë kërkojnë një sqarim urgjent nga qeveria”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për sulm të mundshëm nga Rusia

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropian në muajt e...
08:32 | 24/09/2026

Sa aktivë janë europianët në aktivitetin fizik? Sondazhi nxjerr në pah dallimet

Aktiviteti sportiv po bëhet gjithëmonë e më i pranishëm në jetën e qytetarëve në Europë. Mjekët janë ata që e këshillojnë më së tepërmi, si...
18:34 | 23/09/2026

E rëndë në Francë, 90-vjeçari qëllon për vdekje dy fqinjët e tij pas një debati

Një 90-vjeçar është arrestuar për vrasje, pasi qëlloi dy fqinjët e tij të moshuar me një pushkë gjahu në Lagor në Francën jugperëndimore. Ngjarja e...
13:16 | 23/09/2026