Zulfaj i kërkon Bundestagut gjerman të ndihmojë në çeljen e rrugës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE

Kryenegociatori i Kosovës për negociatat me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim në Bundestagun gjerman me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së, Dr. Anton Hofreiter, i cili është deputet i Aleancës 90/Të Gjelbrit. Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëskryetari i këtij komisioni, Johannes Schraps nga SPD, si dhe anëtari Peter Beyer i grupit parlamentar CDU/CSU. Në delegacionin kosovar ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedimeve, Zulfaj shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë. Ai kujtoi kontributin vendimtar që Berlini ka dhënë në fazat më kritike të historisë së vendit, që nga çlirimi dhe rimëkëmbja e pasluftës, deri te rrugëtimi drejt pavarësisë, ndërtimi institucional dhe zhvillimi ekonomik.

Thelbi i diskutimit ishte ecuria e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE. Zulfaj vuri në dukje një shqetësim madhor: ndonëse kanë kaluar gati katër vjet nga dorëzimi i aplikimit, Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon që nuk ka marrë ende statusin e vendit kandidat. Ai kërkoi ndërhyrjen e Bundestagut që, gjatë vjeshtës së këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian ta ngarkojë Komisionin Evropian me hartimin e Opinionit për kërkesën e Kosovës.

Duke e cilësuar Gjermaninë si një nga aleatët më strategjikë të Prishtinës, kryenegociatori nënvizoi peshën e veçantë që zëri i saj mbart në politikën e zgjerimit të BE-së. Ai u bëri thirrje ligjvënësve gjermanë të angazhohen në mënyrë proaktive, përmes rrjeteve të tyre me parlamentarë të vendeve të tjera anëtare dhe me familjet politike evropiane, për t’i dhënë shtysë aplikimit kosovar.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte progresi demokratik dhe ekonomik i shënuar nga Kosova, së bashku me axhendën e reformave të ndërmarra në kuadër të rrugës evropiane. Zulfaj ritheksoi përkushtimin absolut të vendit ndaj vlerave themelore të BE-së dhe përputhjen e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të bllokut.

Në përfundim të vizitës, kryenegociatori shprehu falënderimet e tij për deputetët gjermanë për prijen dhe për mbështetjen e palëkundur që Gjermania i ofron Kosovës në vazhdimësi.


Shtuar më 24.09.2026 13:38

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis