Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas përplasjes verbale mes gazetares Klodiana Lala dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, në hyrje të ambienteve të GJKKO-së.
"A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?", ju drejtua Lala, ndërkohë që nga ana e Hysenit në vend që t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes, ajo iu kundërpërgjigj gazetares me akuza dhe shantazh, duke ia kthyer: “Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”
Lidhur me këtë ngjarje AGSH-ja e ka dënuar këtë atë, duke u shprehur se çdo person i dyshuar nga drejtësia duhet të japë llogari përpara drejtësisë, ndërsa shantazhi ndaj gazetarëve nuk duhet të tolerohet.
Po ashtu, reagimin e AGSH-së e ka shpërndarë edhe gazetarja Glidona Daci, e cila shkruan: “Sekretet shtetërore te na tregoj Ish-drejtoresha e SHISH, a i ka dhënë informacione grupe kriminale?”
Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.
Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.
AGSH I bën thirrje Zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.
