web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Kikia: Vlora Hyseni nuk është rastësisht në atë batak

24 Shtator 2026, 13:40, Aktualitet CNA

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Kikia: Vlora Hyseni nuk është

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me shantazhin e bërë nga Vlora Hyseni kundrejt gazetares Klodiana Lala.

Kikia thekson se Hyseni nuk është krejt rastësisht në batakun ku ndodhet, pasi ka vënë institucionin e Shërbimit Inteligjent në shërbim të organizatave kriminale, pasi ka qenë gati "t'ia fikë radarët shtetit" për llogari të grupeve kriminale, akuzon publikisht një gazetare, se "ka bërë takime me agjentë serbe nëpër dhomat e një hoteli në Tiranë".

Kikia ngre pikëpyetjen, nëse Vlora Hyseni ka pasur informacion se një gazetare bashkëpunonte me një agjent serb, në dëm të interesave kombëtare, atëherë përse nuk e ka referuar në polici për të ndërhyrë, por përdor tagrin si ish-shefe e SHISH për të shantazhuar publikisht një gazetare.

“E pafytyre....

Nuk e kam zakon te fyej dike, pavaresisht rrethanave dhe arsyeve. Per kete grua kisha nisur te ndjeja keqardhje per percudnimin publik qe po i behet prej dy ditesh.

Denimin e jep ligji dhe kjo mjafton!

Por sot kuptova se ajo nuk eshte rastesisht ne ate batak ku eshte.

Pasi ka bere shtetin corap, pasi ka vene institucionin e Sherbimit Inteligjent ne sherbim te organizatave kriminale, pasi ka qene gati "t'ia fike radaret shtetit" per llogari te grupeve kriminale, akuzon publikisht nje gazetare, se "ka bere takime me agjente serbe neper dhomat e nje hoteli ne Tirane".

E para, edhe nese nje gazetare ka lene takim me nje agjent serb, gazetari nuk ka pergjegjesi shteterore, dhe nje agjent mund ta takoje per ta perdorur per informacion.

Nuk eshte e njejta gje me shefin e shebrimit qe shet informacionet sekrete hetimore tek krimi i organizuar.

E dyta, nese SHISH paska patur informacion se nje gazetare bashkepunonte me nje agjent serb, ne dem te interesave kombetare, atehere perse nuk e ka referuar ne polici per te nderhyre, por perdor tagrin si ish shefe e SHISH per te shantazhuar publikisht nje gazetare, dhe jo vetem ate, kur ajo e pyeste se perse kishte shkelur ligjin”, shkruan Kikia./ CNA





Lajmet e fundit nga