Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat, ka folur lidhur me akuzat e tij ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke deklaruar se pas veprimeve të saj qëndron Edi Rama. Berisha ka pretenduar se Hyseni ka vepruar në përputhje me porositë e kryeministrit dhe se lidhjet e saj me Ergys Agasin kanë qenë të njohura në institucionet e sigurisë.
Berisha e ka cilësuar Ergys Agasin si një nga figurat më të rrezikshme të krimit në Europë, duke ngritur akuza të forta për ndikimin e tij të pretenduar mbi institucione të sigurisë, policisë dhe drejtësisë. Sipas tij, përdorimi i informacionit sekret dhe i strukturave shtetërore në funksion të grupeve kriminale përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.
“Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës. Lidhjet e saj me Ergys Agasin i ka ditur e gjithë Kryeministria dhe SHISH. Nuk ka asnjë risi në ato lidhje, por problemi është se përdorimi i të dhënave sekrete të shërbimit informativ në shërbim të karteleve, të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë dhe duhet ta dini që në ato që janë marrëdhënie besimi, shërbimet inteligjente në ndërtimin e tyre kanë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe absolutisht shërbimi informativ kombëtar që nga themelimi deri më sot ka një trashëgimi shumë të çmuar bashkëpunimi me shërbimet më të mëdha të vendeve partnere dhe shërbimet e vendeve të tjera dhe bashkëpunim të suksesshëm. Nuk ka lajm më të keq sesa lajmi që njeriu kryesor me të cilin ata bashkëpunonin ishte një kriminel që shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, tha Berisha ndër të tjera.
Ish-kryeministri u ndal edhe te përplasja mes gazetares Klodiana Lala dhe Vlora Hysenit, pasi kjo e fundit ngriti pretendime lidhur me takime të saj me persona të dyshuar si agjentë serbë.
“Që SHISH ka pasur në përgjime gazetarë dhe e kam denoncuar para jush shumë herë, por unë e konstatova se kjo nuk u pëlqen gazetarëve. Që ish-shefja e Shërbimit, që tani është një kriminele ordinere, t’i përgjigjet gazetares në atë mënyrë kur pyetjes së saj, së pari dëshmon veten se është një hakmarrëse e verbër, së dyti shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj. Por në rastin se ka pasur takime, takime... se kë takon ti, kush është agjent, jo s’do të thotë që ka bashkëpunim. Në rast se shërbimi ka pasur një operacion, gjë që tregon që s’ka pasur, por kjo në këtë rast përdor postin për të bërë shantazh dhe kjo është një problem i madh, sepse kjo do shantazhojë dhe prokurorët dhe gjyqtarët. A ka gjë më absurde që të mos e kualifikosh këtë eksponent madhor të grupit të strukturuar kriminal? E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe nxjerrje të sekretit, akuza se si të lehtësohet në një kohë kur ajo ka kryer vepra të rënda. Por këtu është Edi Rama mbrapa saj”, tha Berisha.
Në vijim, Berisha përmendi edhe gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, duke pretenduar se ata kanë pasur kontakte me Hysenin dhe duke ngritur akuza për shkelje të ligjit nga ana e tyre. Ai kërkoi që këto çështje të trajtohen nga institucionet përkatëse, ndërsa pretendimet e tij mbeten deklarime politike që kërkojnë verifikim nga organet kompetente.
“Tre gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm. I ftoj shoqatat e gazetarëve që t’ua bëjnë gati dosjet dhe secili prej tyre ka gati 5 vite burg. Këta dolën nga ekrani në ekran, njëri thoshte: e kam mikeshë. Berati pa çka se një ditë më parë ishte takuar me të, Baton, i cili është edhe një nga rekomanduesit kryesorë të saj, shkruajti shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit. Marrëzira. Në mënyrë që të kanalizohet te historia rozë. Po Albatrosi në këto ujëra”, tha ai.
Pjesë nag fjala e Berishës:
Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës. Lidhjet e saj me Ergys Agasin i ka ditur e gjithë Kryeministria dhe SHISH. Nuk ka asnjë risi në ato lidhje, por problemi është se përdorimi i të dhënave sekrete të shërbimit informativ në shërbim të karteleve, të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë dhe duhet ta dini që në ato që janë marrëdhënie besimi, shërbimet inteligjente në ndërtimin e tyre kanë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe absolutisht shërbimi informativ kombëtar që nga themelimi deri më sot ka një trashëgimi shumë të çmuar bashkëpunimi me shërbimet më të mëdha të vendeve partnere dhe shërbimet e vendeve të tjera dhe bashkëpunim të suksesshëm. Nuk ka lajm më të keq sesa lajmi që njeriu kryesor me të cilin ata bashkëpunonin ishte një kriminel që shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.
Por, midis gjithë anëtarëve dhe emrave që ju mund të keni dëgjuar, Bardhyl Agasi, Ergys Agasi, se Bardhyl është i ati, është absolutisht mafiozi më i rrezikshëm i Europës. Sepse ky është i vetmi bos i krimit që kishte në kontroll të plotë dhe unë e kisha denoncuar me kohë këtë, SHISH. Në kontroll të plotë Ministrinë e Rendit dhe Policinë e Shtetit. Në kontroll të plotë segmente të tëra të segmentit të drejtësisë, ishte faktikisht zëdhënësi më i fuqishëm i krimit, i padrinos së Shqipërisë.
Përveç kësaj, përmes SHISH ai kontrollonte të gjitha sekretet që aleanca i ka besuar Shqipërisë, NATO. Dhe akoma më shumë, ky grup i strukturuar kriminal kanë kontrolluar internetin dhe komunikimet me internet të shqiptarëve dhe të huajve në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Për të gjitha këto, Ergys Agasi është krimineli më i rrezikshëm që ekziston dhe ai kishte një shërbëtore, kishte në urdhrat e tij kryetaren e SHISH.
Në fakt, e them dhe njëherë, çdo veprim dhe akt i tyre, e Vlora Hysenit, Ergys Agasit, i Ermal Beqirit, drejtorit të përgjithshëm të policisë Porda, janë bërë absolutisht me urdhër dhe dijeni të plotë të Edi Ramës. Fatmirësisht, këta persona në raste të caktuara po flasin dhe do flasin, skandali dhe afera është e një rrezikshmërie të lartë dhe përmasave tepër të mëdha. Asnjë reflektim.
Që SHISH ka pasur në përgjime gazetarë dhe e kam denoncuar para jush shumë herë, por unë e konstatova se kjo nuk u pëlqen gazetarëve. Që ish-shefja e Shërbimit, që tani është një kriminele ordinere, t’i përgjigjet gazetares në atë mënyrë kur pyetjes së saj, së pari dëshmon veten se është një hakmarrëse e verbër, së dyti shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj. Por në rastin se ka pasur takime, takime... se kë takon ti, kush është agjent, jo s’do të thotë që ka bashkëpunim. Në rast se shërbimi ka pasur një operacion, gjë që tregon që s’ka pasur, por kjo në këtë rast përdor postin për të bërë shantazh dhe kjo është një problem i madh, sepse kjo do shantazhojë dhe prokurorët dhe gjyqtarët. A ka gjë më absurde që të mos e kualifikosh këtë eksponent madhor të grupit të strukturuar kriminal? E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe nxjerrje të sekretit, akuza se si të lehtësohet në një kohë kur ajo ka kryer vepra të rënda. Por këtu është Edi Rama mbrapa saj.
Tre gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm. I ftoj shoqatat e gazetarëve që t’ua bëjnë gati dosjet dhe secili prej tyre ka gati 5 vite burg. Këta dolën nga ekrani në ekran, njëri thoshte: e kam mikeshë. Berati pa çka se një ditë më parë ishte takuar me të, Baton, i cili është edhe një nga rekomanduesit kryesorë të saj, shkruajti shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit. Marrëzira. Në mënyrë që të kanalizohet te historia rozë. Po Albatrosi në këto ujëra.

