web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agasi, klanet e Durrësit dhe Elbasanit bënë projektin e grabitjes së mandateve

24 Shtator 2026, 13:59, Aktualitet CNA

Agasi, klanet e Durrësit dhe Elbasanit bënë projektin e grabitjes

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Ergys Agasi me klanet e Durrësit dhe Elbasanit mblidheshin te lokali që menaxhonte Embro Sulejmani dhe bënin projektin e grabitjes së mandateve.

Berisha theksoi se PS është themeluar mbi krimin dhe vrasjet.

“Jo më kot ju thashë se janë deputetët e Kodrës së Kuajve, gjatë fushatës elektorale Agasi me klanet e Durrësit, me klanet e Elbasanit, Vangjush Dako mblidheshin te lokali që menaxhonte Embro Sulejmani dhe bënin projektin e grabitjes së mandateve.

PS është themeluar mbi krimin dhe vrasjet. Ka sunduar mbi krimin monstruoz të diktaturës dhe sundon sot me kartelet e drogës”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga