Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Zvicra dhe Italia dy shqiptarët (EMRAT)

    Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi. Në kërkim edhe… (EMRAT)

    Bushi për afrimet e reja te Kombëtarja U-21: Ukraina tregon se ku jemi me përgatitjet për Evropian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi. Në kërkim edhe… (EMRAT)
    Aktualitet

    Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi. Në kërkim edhe… (EMRAT)

    September 24, 2026
    Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi. Në kërkim edhe… (EMRAT)

    Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë zbardhur një rast të tentativës së vrasjes me armë zjarri, ngjarje e ndodhur në janar 2025 në një zonë të Selanikut.

    3 shtetas shqiptarë janë arrestuar në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve përkatëse, në një zonë të Selanikut, si pjesë e një operacioni të koordinuar policor nga Departamenti për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Departamenti i Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të Policisë greke.

    Bëhet fjalë për Robert Elezaj 33 vjeç, Sergo Elezaj 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi 26 vjeç të akuzuar për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit Danjel Dushku, i cili gjithashtu është shpallur person në kërkim.

    Ngjarja për të cilën akuzohen 3 të parët, ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes midis 8 dhe 9 janarit 2025, kur ata iu afruan dhe sulmuan 32-vjeçarin Danjel Dushku në një zonë të Selanikut.

    Konkretisht, 33-vjeçari Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, qëlloi mbi 32-vjeçarin Dushku, pa e lënduar atë. Megjithatë, nga të shtënat u plagos një person që ndodhej pranë Dushkut, ndërsa dëme u shkaktuan edhe në një dyqan në zonë.

    Në të njëjtën kohë, ndaj Dushkut hapi zjarr me pistoletë edhe 26-vjeçari Rueldi Dragjoshi, por pa e lënduar atë. Lidhur me rolin e 31-vjeçarit Sergo Elezaj, sipas policisë, doli se ai i drejtoi një armë 32-vjeçarit Dushku, pa qenë e mundur të verifikohej nëse kishte qëlluar apo jo, ndërsa u ofroi ndihmë dy personave të tjerë të arrestuar, si para ashtu edhe gjatë kryerjes së veprave penale.

    Konkretisht, ai i transportoi ata në vendin e ngjarjes me një makinë me qira, ndërsa qëndroi në vendngjarje me ta, derisa u larguan së bashku.

    Nga ana e tij, 32-vjeçari Danjel Duahku, duke përdorur armë zjarri, qëlloi mbi personat e arrestuar, pa i lënduar ata, ndërsa shkaktoi dëme në automjetin me të cilin ata kishin mbërritur në vendngjarje, si dhe në një makinë tjetër të parkuar.

    Gjatë operacionit për arrestimin e autorëve, 31-vjeçari Sergo Elezaj u përpoq të arratisej, duke mos iu bindur urdhrave të oficerëve të policisë. Ai doli në ballkonin e shtëpisë së tij, shkoi në çatinë e një shtëpie ngjitur, ku qëndroi derisa u lokalizua dhe u ndalua nga policia.

    Gjatë kontrollit të banesës së mësipërme, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me një karikator, 7 fishekë, si dhe 2 karta identiteti të falsifikuara. Në të njëjtën kohë, u zbulua se 31-vjeçarit i mungonin edhe dokumentet e kërkuara ligjore. Gjithashtu ai rezultoi person në kërkim pasi ndaj tij ishte në pritje një dënim për armëmbajtje pa leje.

    Lidhur me 33-vjeçarin Robert Elezaj, u zbulua se ai ishte në kërkim, pasi kishte një dënim në pritje për lehtësimin e transportit të shtetasve të vendeve të treta që nuk kishin të drejtë të hynin në vend dhe se i mungonin dokumentet ligjore.

    26-vjecari Rueldi Dragjoshi, rezulton i dënuar më parë me 15 muaj burg në Francë në vitin 2021 për tregti heroine dhe kokainë.

    Sipas policisë greke, tre personat e arrestuar kanë precedentë edhe në Greqi pasi janë akuzuar në të kaluarën për vjedhje, trafikim të paligjshëm të migrantëve, lëndime të rrezikshme trupore, si dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

    32-vjecari Danjel Dushku, me precedentë penalë në Greqi e Shqipëri, rezulton të jetë vëllai i Fabio Dushkut, një shtetas shqiptar i dënuar në Greqi për vrasje e vepra të tjera penale.

    aktualitet armë zjarri arrestohen 3 shqiptarë atentat atentat me armë zjarri atentat në Greqi Daniel Dushku Danjel Dushku Fabio Dushku greqi hetim Krimi i organizuar kriminalitet kronika e zezë kronikë lajme lajme Greqi lajme Shqipëri Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar përplasje me armë person në kërkim Policia greke Robert Elezaj Rueldi Dragjoshi Selanik Sergo Elezaj shqiptarë në Greqi Të arrestuarit Të shtëna me armë tentativë vrasjeje tre të arrestuar vëllai i Fabio Dushkut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Zvicra dhe Italia dy shqiptarët (EMRAT)

    September 24, 2026

    Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi. Në kërkim edhe… (EMRAT)

    September 24, 2026

    Bushi për afrimet e reja te Kombëtarja U-21: Ukraina tregon se ku jemi me përgatitjet për Evropian

    September 24, 2026

    Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Me prani qumështi dhe gjurmë alergenësh, patatinat VIPA të kompanisë “Pestova” në Kosovë janë bllokiar…

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.