Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është shpesh në qendër të akuzave nga kreu i PD, Sali Berisha.
Sot, ndryshe nga herët e tjera, Manja ka kaluar nga ulëset e opozitës dhe i është afruar kreut të PD, Sali Berisha, siç duket edhe nga foto e shkëputur nga seanca e sotme plenare.
Sakaq, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetari i PD, Belind Këlliçi e ndjekin gjithçka me buzëqeshje në fytyrë, por mbetet mister se çfarë po i komunikon Manja kryedemokratit Berisha.












