24 Shtator 2026, 13:51
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit e pyeti nëse kishte shpërndarë sekrete shtetërore të eksponentë të krimit. Berisha u shpreh se sulmi verbal i Hysenit ndaj gazetares duke i thënë se është takuar me agjentë serbë në Tiranë, është shpifje dhe hakmarrje e ish-shefes së SHISH për të vërtetat që gazetarja zbulon për publikun e gjerë.
Për më shumë, Berisha u shpreh i bindur se nën drejtimin e Vlora Hysenit, Shërbimi Informativ Kombëtar ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme gazetarë. Sipas kreut të Partisë Demokratike, të njëjtin fat mund të kenë patur dhe prokurorët e gjyqtarët e posaçme, të cilët rrezikojnë të përballen me shantazhin e ish-drejtueses së Shërbimit Sekret të vendit.
“Që SHISH ka pasur në përgjim gazetarë, e kam konstatuar para jush. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer gazetarëve. Kjo është një shefe ordnere. Që t’u përgjigjesh gazetarëve në atë mënyrë, dëshmon se është hakmarrëse e verbër. Shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj. Në rast se ka pasur takime, se kë takon ti dhe se çfarë është në agjendë, s’ka lidhje me bashkëpunimin. Nëse shërbimi ka pasur një operacion, por tregon se s’ka pasur, është vetëdemaskim. Ajo përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve, pasi ky është problem i madh. Se do të shantazhojë dhe prokurorë e gjykatës. Është proces në vijim. E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe nxjerrje të sekretit. Akuza se si të lehtësohet, kur ajo ka kryer veprat më të rënda. Pas saj është Edi Rama. Ata gazetarë që kanë takuar Vlora Hysenin, të bëjnë gati dosjen, shoqatat e gazetarëve, që t’i demaskojnë se rrezikojnë të paktën 5 vite burg. Siç ishte Berati, që thoshte: e kam mikeshë. Batoni shkruajti shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit. I dëgjoni marrëzitë, që të kanalizohej te historia rozë. Edhe Albatrosi në ato ujëra,” tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
24 Shtator 2026, 13:18
I.A
Kuvendi
Pas mbi një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur. ...
Politike
24 Shtator 2026, 12:54
I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Edi Rama të japë...
Politike
24 Shtator 2026, 12:42
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuza...
Politike
24 Shtator 2026, 12:33
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek mesazh...
Politike
24 Shtator 2026, 12:10
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e...
Politike
24 Shtator 2026, 12:08
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta në drejtim t&e...
Politike
24 Shtator 2026, 12:04
I.A
Meta dhe Kryemadhi
TIRANË- Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë dit&e...
Politike
24 Shtator 2026, 11:52
I.A
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Gjatë fjalës në Kuvend, Ber...
Politike
24 Shtator 2026, 11:49
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjal...
Politike
24 Shtator 2026, 11:37
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal sot gjerësisht te çështja e SHISH-it. Gja...