”Takime me agjentët serb në hotel”, Vlora Hyseni mbërrin GJKKO

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.

Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht kundër gazetares Klodiana Lala, duke thënë: “Në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Takon agjentë serbë në hotel”/ Polemika Hyseni-Lala në hyrje të GJKKO, AGSH: Shantazh ndaj gazetares

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?