Plagosje në Lezhë

13:27, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.

Ai është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco