Barcelona do të investojë mbi 500 milionë euro për “Camp Nou”-n e ri

Barcelona po kërkon investitorë për një bond prej 300 milionë eurosh, që do të përdoret për të financuar rikonstruksionin e “Spotify Camp Nou”. Operacioni drejtohet nga “Goldman Sachs” dhe është pjesë e një pakete të re financimi prej 510 milionë eurosh, të miratuar për të përballuar kostot shtesë të projektit.

Paketa përbëhet nga bondi prej 300 milionë eurosh dhe dy emetime “Media Notes”, me vlerë totale 210 milionë euro. Këto të fundit garantohen nga të ardhurat e ardhshme nga të drejtat audiovizive të La Liga-s dhe kompeticioneve të UEFA-s.

Kostot e rikonstruksionit janë rritur ndjeshëm për shkak të punimeve të nevojshme për konsolidimin e strukturës së unazës së dytë të “Camp Nou”-t, stadiumit historik të inauguruar në vitin 1957. Deri tani janë kryer mbi 3 mijë ndërhyrje, ndërsa fillimisht ishin parashikuar rreth 800.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti është zgjeruar gjithashtu me ambiente të reja VIP, hapësira më të mëdha për muzeun, teknologji 5G dhe sisteme moderne të menaxhimit të stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona parashikon që rikthimi në “Camp Nou” të rrisë ndjeshëm të ardhurat. Për sezonin 2030/31, klubi projekton mbi 1.45 miliardë euro të ardhura dhe EBITDA mbi 370 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?