
Lezhë- Një sherr i momentit në zonën e Manatisë ka degraduar në konflikit verbal dhe më pas përdorimin e armës së zjarrit duke shkaktuar plagosjen e një personi.
I plagosuri, Daniel Pikuli u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë në bark dhe pasi mori ndihmën e parë, u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të konfliktit dhe për kapjen e autorit të plagosjes. Versus.al

