Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

24 Shtator 2026, 14:25Kronika TEMA
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në një nga rrugët kryesore të Durrësit, në rrugën “Aleksandër Goga”, ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me 3 mjete të tjera, ndërsa i dëmtuar ka mbetur edhe një këmbësor.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe një kabinet-shpërndarës i rrjetit të internetit dhe telekomunikacionit.

Këmbësori është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ai është plagosur lehtë, ndërsa drejtuesi i mjetit paraprakisht deklarohet se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Në vendngjarje policia ka kryer veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Lini një Përgjigje