Zjarr në tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, zjarrfikëset në terren

24/09/2026 14:19
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në tokat bujqësore në fshatin Rrapëz, në Lushnjë, në anë të autostradës Lushnjë-Fier.

Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Top Channel