Sali Berisha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Berisha thotë se u shemb siguria kombëtare dhe se Hyseni çdo porosi e ka bërë me urdhër të Ramës.
“Nuk shprehin as dhe qëndrimin më të vogël kritik. Natyrisht, Edi Rama nuk është më kryeministri i Shqipërisë, por është padrino i Shqipërisë. Faktohet në mënyrë përfundimtare si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Me superskandalin e Vlora Hysenit, e emëruar jashtë çdo lloj kriteri në pozicionin më të rëndësishëm në raport me sigurinë kombëtare, e cila qëndroi aty si shërbëtore e dy zotërinjve, e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, u vu e tëra në shërbim të organizatës kriminale. Nuk ka në historinë e shtetit shqiptar një akt më të rëndë në raport me sigurinë kombëtare. Kjo përbën një akt madhor të asgjësimit të saj dhe të tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare. Por, Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës. Përdorimi i të dhënave sekrete në funksion të karteleve, në funksion të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë. Ky është akt i pashmebullt, kanë vjedhur miliarda, por të shembësh sigurinë kombëtare”, tha Berisha
I pyetur nëse PD do të thërrasë protesta, Berisha tha se po përgatiten për ti dhënë përgjigjen e merituar qeverisë.
“Do i përdorim të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie. Po përgatitet për të dhënë përgjigjet e merituara. Ky zhvillim është i denjë për çdo lloj përgjigje”, tha Berisha.