E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Laçi godet në merkato, afron sulmuesin 19-vjeçar nga Libani

KF Laçi ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër përforcimi për skuadrën, duke arritur marrëveshjen me sulmuesin 19-vjeçar libanez, Kevin Trad.

Talenti i ri i është bashkuar tashmë ekipit në seancat stërvitore, duke nisur përgatitjet me shokët e rinj të skuadrës.

Trad bashkohet me klubin e Kurbinit me synimin për të fituar hapësira dhe për të dhënë kontributin e tij në repartin ofensiv të bardhezinjve.

Klubi i Laçit ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me futbollistin, ndërsa tashmë ai është gati të nisë aventurën e tij të re në futbollin shqiptar.

Reklamë

Kevin Trad është një emër i ri për futbollin shqiptar, dhe te Laçi shpresojnë që sulmuesi 19-vjeçar të tregojë potencialin e tij dhe të bëhet një alternativë e rëndësishme për skuadrën.

NJOFTIMI I KLUBIT

KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 19-vjeçar lebanez, Kevin Trad. Trad i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore dhe tashmë është gati për këtë aventurë të re. KF Laçi i uron suksese me fanellën bardhezi!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.