E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Boom” turistësh, në fokus edhe krimet

Shqipëria mbylli një tjetër sezon turistik, me bregdetin, qytetet dhe destinacionet malore që gjatë muajve të verës u mbushën me mijëra vizitorë. Edhe kjo verë  u shoqërua me shifra në rritje të turistëve, si dhe sfida të reja për vitin që vjen. Padyshim që peshën më të madhe e mban aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza ku policia kufitare mori masat për mbarëvjatjen dhe përballimin e fluksit të madh.

“Pothuajse 5 milion pasagjerë janë përpunuar në aeroportin e Rinasit gjatë sezonit veror. Një rritje në fakt e konsiderueshme krahasuar me një vit më përpara. Pjesa më e madhe e turistëve janë shtetas të huaj”.

Këtë vit sezoni veror pati 25% më shumë hyrje-dalje ku pikun e kishte muaji gusht.

“Gjatë sezonit të verës ka pasur një fluks me 25% më shumë. Sezoni veror me rritjen e fluksit ka filluar që në muajin prill me mbi 1 milion pasagjerë. Piku është kapur në muajin gusht mbi 1.700.000 pasagjerë. Nga janari deri në gusht pra për në harkun orë të tetë muajve janë 9.260.000 pasagjerë”, thotë Perparim Dema, shef komisariati në Rinas.

Reklamë

Sot Shqipëria renditet tek ato vendet që brenda një dekade ka ndryshuar fytyrën e saj përpara turistëve kryesisht atyre të huaj.

“Ka një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve. Vlen të përmendet që muaji gusht 2026 ka pasur një fluks sa ka pasur gjithë viti 2013, pra 1.750.000 pasagjerë. Në atë kohë fluksi ka qenë i përqëndruar me 65% të pasagjerëve të shtetas shqiptarë. Ndërkohë tani janë rreth 75% shtetas të huaj”, thotë Dema.

Fluski i madh nga ana e policisë është përballuar me sukses ku një ndihmë të madhe uniformave blu i kanë dhënë dhe kalimet elektronike.

“Me një kohë përpunimi me 16 sekonda për pasagjerë te kontrolli automatik dhe me një mesatar 28 sekonda tek kontrolli manual tek punonjësit e policisë. Koha e pritjes dhe koha e përpunimit, pra përsa i përket policisë ka qenë shumë e mirë. Nuk rezulton që një pasagjer të humbë fluturimin për shkak të vonesës te policia”, thotë Dema.

Kjo periudhë është shoqëruar edhe me rritje kriminalitetit sidomos sa  i takon kalimit ilegal të kufirit, apo edhe tentativave për të transportuar drogë.

“Ka pasur një rritje të kontrolleve, kontrolle të shtuara për të minimizuar migracionin e parregullt kemi bërë në linjat me risk. Janë bërë kontrolle te dera e avionit dhe ato pasagjerë që kanë qenë pa dokumentacion ose me dokument të parregullt i kemi refuzuar që në avion. Pra i kemi kthyer mbrapsht. Nuk i kemi lejuar të zbresim poshtë. Kemi kontrolluar mes skaner të jashtëm linjat me risk për trafik lëndësh narkotike. Kemi rritur shumë kontrollet në zonën kargo”, sqaron Dema.

Jo vetëm Rinasi, por edhe Porti më i madh në vend, ai në Durrës ka patur një fluks të shtuar sidomos gjatë muajve të verës. Edhe në këtë pikë të kalimit kufitar bie në sy rritja e turistëve të huaj.

“Këtë vit në portin e Durrësit kemi pasur një fluks të shtuar të pasagjerëve shqiptarë dhe kryesisht të huaj. Flasim me shifra është diku te 430.000 persona hyrje dhe dalje në këtë pikë kufitare. Kemi dhe diku te 161.000 mjete në hyrje dalje në këtë portë. Krahasuar me periudhën një vit më parë, mund të themi që kemi një shtim të turistëve të huaj për arsye turistike rreth 10.000 turista më shumë se viti i kaluar”, thotë Marlind Likaj, shef i stacionit, në Portin e Durrësit.

Në planin e masave për plazhet kanë qenë dhe kontrollet për perimetrin e sigurisë ku janë vendosur gjoba deri në 5 milionë lekë të vjetra për mjetet lundruese që u afruan pranë pushuesve.

Operacione policore që prej vitesh nuk janë realizuar në Portin e Durrësit. Ndërkohë vetëm gjatë muajit të fundit janë goditur disa raste të futjes së sasive të mëdha të lëndëve narkotike përmes kësaj pike kufitare.

“Kemi pasur disa raste të goditjes së krimit ndërkufitar. Vetëm gjatë muajit të fundit janë goditur dy raste me prejardhje nga Kanadaja në zonën e kontejnerëve ku është pjesë e stacionit të policisë kufitare të portit në Durrës. Janë goditur rreth 200 kg lëndë narkotike me vlerë të lartë të THC-së”, thotë Florian Dabulla, përgjegjës turni në Portin e  Durrësit.

Ndëkrohë që gjatë muajve të verës, në fokus ka qenë perimetri i sigurisë, ku janë gjobitur dhjetëra mjete lundruese që shkelën rregullat.

“Për pjesën e shkeljeve të masave administrative flasim dhe për stacionet përveç Portit të Durrësit për Spillen, Divjakën dhe Shëngjinin ku janë marrë diku te 57 masa administrative, shkelje administrative si dhe masa maksimale deri në 500.000 lekë të reja gjobë”, thotë Dabulla.

Jugu i vendit ka patur një bum pushuesish. Vlora dhe Saranda vijojnë të qëndrojnë në krye të statistikave.

“Kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar rreth 940.000 shtetas dhe rreth 155.000 automjete. Krahasuar me vitin e kaluar kemi një rritje të fluksit me 8.4%. Rreth 80.000 shtetas më tepër”, thotë Amarilda Shabani, shefe e stacionit në Triport, Vlorë.

Duket se jo vetëm vendasit, por edhe të huajt i qëndrojnë besnikë pronotimeve të në jug të Shqipërisë pasi shumë turistë janë rikthyer për pushimet verore.

“Kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë rreth 220.000 shtetas të huaj për arsye turistike kur krahasuar me vitin e kaluar kemi një rritje rreth 31.000 shtetas më tepër, krahasuar në përqindje rreth 15% më shumë se viti 2025”, thotë Shabani.

Krahas peshës së madhe turistike, në Vlorë është shenuar gjithashtu një numër rekord kontollesh nga ana e policisë kufitare ku janë vendosur gjoba ose jane bllokuar mjetet.

“Gjatë sezonit janë kontrolluar mbi 5000 mjete lundruese ku janë vendosur rreth 290 gjoba, rreth 15 gjoba maksimale për shkeljen e permetit të sigurisë. Gjobat e tjera janë vendosur për mosmbajtje e dokumentacionit në bordin e mjeteve dhe për tejkalim të numrit të qytetarëve në bord”, thotë Shabani.

Policia ka qenë në gadishmëri të plotë për të përballuar fluksin e sezonit turistik, jo vetëm me rritjen e patrullimeve, por edhe me kontrolle të shumta sidomos në zonat më të frekuentuara.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.