Vlora Hyseni hesht pas seancës, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

GJKKO në seancën e kësaj të enjte, ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” ndaj Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, mbërriti këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së ku u shqyrtua masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK. E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik.

Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje. E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik. Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje.

Vlora Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK-u gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj Kalluçit rëndon vepra penale e zbulimit të të dhënave sekrete te grupet kriminale. Ai dyshohet se i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht, para se të arrestohej, 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Defender në pronësi të tij, që u sekuestrua gjatë kontrolleve në Equos Resort. Kryekamerieri Embro Sulejmani, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, i dërgonte Ergys Agasit ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur.

Të dhënat janë zbuluar në telefonin e sekuestruar biznesmenit Agasi. Sipas pretendimit të Sulejmanit, Agasi kishte qenë klient i tij, njësoj si shumë të tjerë, dhe ai i kishte çuar porosinë kur ia ka kërkuar, si edhe i ka rezervuar vend në lokal kur Agasi telefononte.

Lexoni edhe:

Luçiano Boçi: Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë

Tensione jashtë Kuvendit/ PD kërkon debat me Ramën për skandalin në SHISH, Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO

Tensione te Kuvendi, shoqërohen dy persona, tentuan të thyenin rrethimin e Policisë

PD kërkon ndryshim të rendit të ditës në Parlament: Kërkojmë debat me Ramën për ish-kreun e SHISH

Skandali Vlora-Agasi, ironia nga Kryemadhi në GJKKO: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?