BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% gjatë vitit 2026, sipas parashikimit më të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shifra është rishikuar me 0.1 pikë përqindjeje në rritje krahasuar me parashikimin e qershorit.
BERZH vlerëson se ekonomia ka ruajtur ritme të larta edhe gjatë pjesës së parë të vitit. Në gjashtëmujorin e parë, rritja ekonomike është vlerësuar në 3.7% me bazë vjetore, ndërsa për vitin 2027 parashikimi mbetet në 3.5%.
Shqipëria renditet ndër ekonomitë me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku mesatarja për vitin 2026 parashikohet në 3%. Në rajon, Kosova pritet të rritet me 3.5%, Maqedonia e Veriut me 3.3%, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia me 3.1%.
Por perspektiva globale mbetet më e vështirë. BERZH ka ulur në 2.5% parashikimin e rritjes për ekonomitë ku operon, mes ndikimit të kushteve më të shtrënguara financiare, problemeve në tregti dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
Në këtë klimë, banka vlerëson se kërkesa e jashtme, investimet dhe turizmi do të vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare.
Shpenzimet e bashkive u rritën me rreth 18% gjatë vitit 2025
Rregulla të reja me fondet e pensionit privat, mbrohen kursimet e qytetarëve
Taksat e karburantit në Evropë: Cili vend takson më shumë benzinën?
- 14:41 CIA jep alarmin: Jugu i Evropës në rrezik nga sulmet ruse
- 14:38 Kroacia rrezikon anëtarësimin e Malit të Zi në BE
- 14:33 Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu verifikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
- 14:28 Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme
- 14:22 AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala
- 14:10 Marrëdhëniet SHBA-Turqi përballen me çështje të nxehta, Erdogan merr komplimentet e Trumpit por jo avionët F-35