web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin paratë e Ballukut”/ Deputeti: Dolën në përgjim, u fik radari

24 Shtator 2026, 14:47, Aktualitet CNA

“Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër në Kuvend duke thënë se shqiptarët po shohin tragjikomedi me rastin e Agasit dhe Hysenit.

Ai ka ngritur alarmin duke theksuar se Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin paratë e Ballukut, ndërsa për Ergys Agasin u fikën radarët.

“Tragjedia dhe komedia janë motër e vëlla. Por ka një gjë të mirë sot, përveç tragjedisë, që shqiptarët po shohin recitimet e këtij krahu. Unë nuk besoj se është Parti Socialiste. Unë kam takuar dhe njohur socialistë me ide të majta që vinin nga lindja, por mendjen e kishin plot kulturë. Mund ta kishin në dimension lindor, por nuk ishin asgjë me Suel Çelën, Pojën dhe Agasin.

Mendonin se bota me teori të majta mund të ishte më e mirë. Nuk kishte lidhje fare me llumin e Shqipërisë. Sot duhet të çoheshin këta socialistë që janë fshehur dhe të thoshin dy fjalë sepse drejtoresha u caktua nga kryeministri i PS-së dhe ka përgjegjësi politike. E shikojnë qytetarët.

Elbasanin e fitoi Suel Çela, Durrësin Poja, Fierin paratë e Ballukut. E thoshin edhe në Elbasan do të dalin sot. Ja ku dolën çunat te përgjimi, që u fik radari. Kjo nuk ka lidhje me të majtën. E majta mbron punëtorin. Po ca lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin? Ju zoti kryetar i parlamentit, kjo është miqësore, ky është moment historik për ju.

Politika është përballje. Ju do të jeni i vetmi kryetar i parlamentit nëse do të keni këllqe ta thërrisni në mënyrë kushtetuese kryeministrin të vijë këtu. Do të jeni i pari në historinë e Shqipërisë që guxon të dalë kundër kryetarit. Nëse bëni këtë do t'ju shohin shqiptarët. Nesër si çdo njeri do t’ju zëvendësojë dikush tjetër”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga