Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të zgjidhen më 25 shtator, pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.
Votimi do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.
Për vendin që i përket Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërkohë, për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, kandidaturat janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Gara për një vend që përfaqëson Gjykatat e Shkallës së Parë ka tre kandidatë: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.
Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator. Në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do të marrin pjesë në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar nivelet përkatëse të gjyqësorit.
Top Channel