Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

24 Shtator 2026, 15:15Bota TEMA
Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i

Ministri i Jashtëm i Holandës ka bërë thirrje ndaj Komisionit Europian që të përgatitet për përdorimin e “Statutit të Bllokimit”, me qëllim mbrojtjen e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), nëse Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur sanksione të paprecedenta ndaj kësaj gjykate.


GJNP-ja ka selinë në Hagë, në Holandë.


“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur GJNP-në”, tha ministri holandez. Ai shtoi se Holanda i ka kërkuar Komisionit Europian që të ketë gati “Statutin e Bllokimit”, në mënyrë që ky mekanizëm të përdoret nëse është e nevojshme.

Deri tani, Komisioni Europian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, ka refuzuar ta aktivizojë këtë mekanizëm për të neutralizuar sanksionet e SHBA-ve ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të GJNP-së, pavarësisht kërkesave nga Sllovenia dhe Spanja.


Mes personave të prekur nga sanksionet janë edhe dy gjyqtarë nga vende të BE-së: sllovenia Beti Hohler dhe francezi Nicolas Guillou.


“Statuti i Bllokimit” është një mekanizëm ligjor i BE-së që synon të mbrojë kompanitë dhe qytetarët evropianë nga efektet e sanksioneve të vendosura nga vende jashtë BE-së.


Ai u jep mbrojtje ligjore subjekteve evropiane dhe, në rrethana të caktuara, ndalon kompanitë e BE-së të zbatojnë këto sanksione.

Lini një Përgjigje