Kosova nis aventurën në Ligën e Kombeve, “Dardanët” sfidojnë djalin e Rudi Vatës

Kosova zbret sonte në fushë për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. “Dardanët” do të presin në Prishtinë Irlandën, në një sfidë që nis në orën 20:45 dhe që pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën.

Kosova bën pjesë në Ligën B, ndërsa në grup ka edhe Austrinë dhe Izraelin. Objektivi i përfaqësueses nuk është vetëm një paraqitje pozitive në këtë edicion, por edhe sigurimi i një mundësie shtesë në garën për kualifikimin në Kampionatin Europian.

Mesfushori Leon Avdullahu e ka cilësuar përballjen me Irlandën si një ndeshje të vështirë dhe fizike, por theksoi se skuadra është përgatitur maksimalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presim që të jetë një ndeshje e vështirë dhe shumë fizike, por jemi përgatitur dhe e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin. Do të jemi gati”, u shpreh Avdullahu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’u veçuar fakti që sonte në ‘Fadil Vokrri’ për Irlandën mund të luajë Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë origjinën e gjyshes së tij nga nëna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?