Tirana do të presë më 23 tetor 2026 një mbrëmje të madhe të boksit profesionist. Në Parkun Olimpik “Feti Borova”, Jurgen Uldedaj do të mbrojë për herë të dytë titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight, këtë herë përballë australianit Blake Caparello.
Uldedaj rikthehet në Shqipëri pas triumfit në Londër dhe mbrojtjes së parë të titullit në Wembley. Më 25 tetor 2025, në O2 Arena, ai fitoi titullin “IBO World Champion”, ndërsa më 30 maj 2026 realizoi me sukses mbrojtjen e parë. Tashmë kampioni shqiptar do të ngjitet në ring përpara publikut të tij.
Në karrierën profesioniste, Uldedaj numëron 22 fitore, 8 prej tyre me KO/TKO, ndërsa ka fituar më herët edhe tituj si WBO Youth, WBC Youth, IBO Mediterranean, WBA Continental Europe dhe IBF International.
Përballë tij do të jetë Blake Caparello, ish-kampion bote IBO në kategorinë Light Heavyweight. Australiani ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare dhe ka sfiduar më herët edhe Sergey Kovalev për titullin botëror WBO, duke e bërë përballjen e Tiranës një test të fortë për Uldedajn.
Sipas organizatorëve, eventi do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një përballje të këtij niveli për mbrojtjen e një titulli botëror IBO, me dy boksierë që kanë qenë kampionë të kësaj federate.
Mbrëmja organizohet nga Crown Boxing International dhe Blanko Sports, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Boksit.
Nën sloganin “The Champion Returns Home”, eventi synon të mbledhë tifozë nga Shqipëria, Kosova, M


