LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Vlora Hyseni para gjykatës, përplasje në Kuvend për rastin e ish-shefes së SHISH-it

Hollësi mbi të dhënat që dyshohet se janë zbuluar nuk janë bërë publike.

24 Shtator 2026, 14:45 Nga E.d
REL: Vlora Hyseni para gjykatës, përplasje në Kuvend për
Foto ilustruse

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, ka hyrë në gjykatë, ku pritet të dalë para trupit gjykues si e dyshuar për veprat penale “zbulimi i të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.

Hyseni u shkarkua të martën nga detyra e drejtueses së shërbimit sekret të vendit, pasi gjykata urdhëroi vendosjen e saj në arrest shtëpiak, nën dyshimin se ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion.

Hollësi mbi të dhënat që dyshohet se janë zbuluar nuk janë bërë publike.

Por, sipas burimeve, të dhëna sekrete dyshohet se i janë dorëzuar Ergys Agasit, një prej biznesmenëve të përfshirë në hetimin lidhur me një rast korrupsioni në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku po hetohen dyshime për veprimtari kriminale dhe manipulim të procedurave të prokurimit publik.

Një numër zyrtarësh shtetërorë dhe biznesmenësh janë arrestuar ose po hetohen për keqpërdorim të parave publike në AKSHI.

Hetimi ndaj Hysenit ka ngritur pikëpyetje edhe për sigurinë institucionale dhe kombëtare të Shqipërisë.

Para gjykatës dalin edhe dy persona të tjerë që po hetohen në kuadër të këtij hetimi, njëri punonjës i policisë gjyqësore dhe tjetri biznesmen. Ata janë dërguar në paraburgim. 

Përplasje në Kuvend për rastin Hyseni

Ndërkohë, rasti i Hysenit ka shkaktuar përplasje edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e debatit për rastin e ish-drejtores së SHISH-it.

Pas këtij vendimi, deputetët e opozitës rrethuan foltoren, ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Seanca u ndërpre pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Kuvendi nuk mund të diskutonte asnjë çështje tjetër pa trajtuar rastin e Hysenit.

Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e krijuar pas hetimit ndaj ish-drejtores së SHISH-it si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

“Ky është parlamenti i Ergys Agasit”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se emërimi i Hysenit në krye të SHISH-it ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me shërbimet partnere.

“Ka rënë siguria kombëtare”, tha Berisha, duke kërkuar hetim të plotë të çështjes.

Berisha pretendoi gjithashtu se Hyseni e kishte pajisur “organizatën kriminale të Ergys Agasit” me mjete të sofistikuara që, sipas tij, ishin blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose ishin dhuruar nga partnerët për nevoja të sigurisë kombëtare.

“Siç rezulton [Vlora Hyseni] e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara. Aty në zyrë që krijoi [Agasi], të pajisur me të gjitha mjetet më të sofistikuara, të blera nga taksapaguesit shqiptarë ose dhuratë e partnerëve tanë për sigurinë kombëtare, për vëzhgimin e armiqve, janë përdorur për të gjitha qëllimet e ulëta të luftës brenda klaneve”, tha Berisha në Kuvend.

Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar në informacionet e bëra publike deri tani për hetimin.

Para votimit, grupi parlamentar i PD-së kishte kërkuar që Kuvendi t’i kërkonte kryeministrit Rama informacione dhe shpjegime për emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it dhe për veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD-së.

Demokratët kishin kërkuar që nga rendi i ditës të hiqeshin interpelancat e parashikuara me ministrin e Mjedisit dhe atë të Arsimit dhe të shtohej një pikë e re: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në SHISH”.

Jashtë Kuvendit, dhjetëra qytetarë po protestojnë, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin përreth ndërtesës për të mos lejuar afrimin e protestuesve.

Protesta është pjesë e tubimeve të përditshme kundër Qeverisë, por zhvillimet në SHISH dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit janë kthyer në një nga temat kryesore të protestuesve. 

Qeveria: Përgjegjësia penale është individuale
Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u pyet nga gazetarët për përgjegjësinë politike të Qeverisë dhe shumicës lidhur me rastin Hyseni.

Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se Qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike duke e shkarkuar Hysenin nga drejtimi i SHISH-it dhe duke siguruar vazhdimësinë e institucionit me një drejtues të ri.

Ai theksoi se duhet pritur përfundimi i procesit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në institucion.

Opozita e ka lidhur çështjen edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, nëse do të konfirmohej komprometimi i informacionit të një aleati, mund të rishikohej shkalla e besimit dhe mekanizmat e shkëmbimit të informacionit.

NATO-ja nuk deshi të komentonte për rastin kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Nga AKI-ja në krye të SHISH-it

Vlora Hyseni, e cila është me prejardhje nga Kosova, kishte drejtuar SHISH-in që nga viti 2023.

Më parë, ajo kishte shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Hyseni u shkarkua nga ky post në vitin 2021 nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës nuk dha hollësi për arsyet e shkarkimit. Në komunikatën e atëhershme thuhej se vendimi ishte mbështetur në Ligjin për AKI-në. Në të njëjtën komunikatë përmendej se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara” përbënte vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.

Pas largimit nga AKI-ja, Hyseni u bë këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit Edi Rama në shtator të vitit 2021.

Në vitin 2023, ajo u emërua drejtuese e SHISH-it në Shqipëri. Para dekretimit të saj, opozita shqiptare i kishte kërkuar presidentit Bajram Begaj të merrte informacione për arsyet e shkarkimit të Hysenit nga AKI-ja./REL

shish vlora hyseni ergys agasi

Sondazh

Poll

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH