Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës, Kryemadhi: Radarët u fikën për një rrahje zemre

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 14:50 | Kronikë

Seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u shty sërish për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve të çështjes. Në dalje, ish-kryetarja e LSI-së shigjetoi ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

“Fik radarët për krimin e organizuar. Për një rrahje zemre i fik radarët, mendo për ndonjë anije ose ndonjë nëndetëse, çfarë mund të bëhet? Ju e patë se ishte bërë si pikëpyetje Ilir Proda, se i pëlqeu shumë atëherë dhe qeshte, dhe vuri dhe video për të regjistruar se si do të bënte arrestimin e Ilir Metës”, tha Kryemadhi, përcjell A2 CNN. “Apo Vlora Hyseni, e cila ka bërë gjithë shërbimin informativ në funksion të ndjekjes dhe të përndjekjes të gjithë njerëzve që ishin kundërshtarë politikë, jo vetëm të Edi Ramës, por edhe gjithë çunave që ishin kundër Gysit”.

Sa i përket bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, Kryemadhi hoqi paralele me bojkotin e opozitës në vitin 2019, që e cilësoi edhe një herë të gabuar.

“Në qoftë se ju kujtohet djegia e mandateve, apo jo, që erdhi si një propozim nga Partia Demokratike dhe ne, si opozitë, pastaj e gjëmuam dhe e ndoqëm të gjithë nga mbrapa. Pavarësisht se ajo kishte pastaj pasoja fatale”.

Monika Kryemadhi theksoi se dosja hetimore ka të bëjë me të dhe shtoi se nuk ka prova ndaj ish-bashkëshortit, Ilir Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos