AKTUALITET /

Aksident në Krujë, makina përfundon e përmbysur në kanal! Dy të pl*gosurit transportohen drejt Traumës

Dy të rinj familjarë me njëri-tjetrin kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit.

Shkruar nga Versus

Aksident në Krujë, makina përfundon e përmbysur në

Krujë- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në fshatin Bilaj ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në kanal duke shkaktuar plagosjen e dy të rinjve. 

Sipas informacionit paraprak nga burime policore, si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Versus.al

Poll