GJKKO njoftim zyrtar: Vlora Hysenit iu la masa e sigurisë, ndalohet çdo publikim i vendimit në media
24 Shtator 2026 |
15:05
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Hyseni u paraqit fillimisht më 23 shtator para gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje si person nën hetim.
Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
Po ashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake, duke u mbështetur në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale.
Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH vijojnë nën drejtimin e SPAK.
Lajme të Sugjeruara
Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme
Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një deklaratë...
AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, duke i dënuar ato...
Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i riu transportohet drejt Traumës në Tiranë (EMRI)
Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri, i identifikuar si shtetasi Daniel Pikuli ka marrë...
- 14:43 BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën
- 14:41 CIA jep alarmin: Jugu i Evropës në rrezik nga sulmet ruse
- 14:38 Kroacia rrezikon anëtarësimin e Malit të Zi në BE
- 14:33 Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu verifikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
- 14:28 Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme
- 14:22 AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala