Ministri britanik i Mbrojtjes, Ëes Streeting, tha se ka nisur një hetim pasi një avion luftarak "Haëk" i Forcave Ajrore u rrëzua gjatë një stërvitjeje në Uellsin verior. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte dy pilotët teksa hidheshin me katapulta pak çaste para se avioni të përplasej me hundë në tokë dhe të shpërthentë në flakë. Avioni "Haëk T2" ishte nisur nga baza "Valley" e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Anglesey, një ishull pranë bregut veriperëndimor të Uellsit. "Gjatë ngritjes u pa një flakë portokalli dhe, ndërsa avioni fitonte shpejtësi, ai ishte praktikisht në flakë," tha një dëshmitar për portalin rajonal të lajmeve "North Ëales Live". Streeting, duke folur në një konferencë në Londër, tha se dy pilotët po trajtoheshin në spital "dhe, autoritetet po hetojnë se si dhe pse ndodhi kjo". Forca ajrore mbretërore njoftoi gjithashtu në platformën X se kishte vendosur "të pezullonte përkohësisht operacionet me avionët Haëk T1 dhe T2 si masë paraprake, ndërsa hetimet janë në vazhdim". Haëk T1 dhe versionet më të reja T2 janë avionë stërvitorë me dy vende dhe shpejtësi transonike, të cilët përdoren për trajnimin e pilotëve të avionëve luftarakë të shpejtë.