Një vajzë kineze, vetëm gjashtë vjeç, ka vendosur një rekord të ri botëror për femra në formimin e Kubit të Rubikut në pak më shumë se katër sekonda, raportuan mediat shtetërore. Lian Yunzhi, një garuese e re në formimin e shpejtë të kubit, theu dy herë këtë muaj rekordin botëror për femra në kategorinë 3x3, gjatë dy garave të certifikuara nga Shoqata Botërore e Kubit në Ëuhan dhe Guangzhou, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Ajo arriti një mesatare prej 4,52 dhe 4,27 sekondash, pasi e formoi Kubin e Rubikut pesë herë radhazi. Lian, nga Chengdu, është "garuesja e parë femër që arrin një mesatare nën 4,5 sekonda", shtoi CCTV. Një video e publikuar nga CCTV tregonte vajzën e vogël me një fjongo të kuqe në kokë, ndërsa rrotullonte me shkathtësi Kubin e Rubikut. Pasi e zgjidh enigmën, ajo e vendos kubin në tavolinë, duartroket dhe ngre grushtin lart në shenjë fitoreje.