Policia blindoi Parlamentin deri në përfundim të seancës, 15 shoqërime në protestë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 15:11 | Kronikë

Policia blindoi Parlamentin deri në përfundim të seancës, 15

Është bërë traditë që Parlamenti t’i nisë punimet nën rrethimin e policisë.

Protestuesit u grumbulluan rreth orës 10:30, për të vijuar itinerarin tradicional nga “Toptani Center” drejt Ministrisë së Brendshme dhe më tej te ura e Rrugës së Elbasanit. Por, në çdo hap, u përballën me kordonët e policisë.

Përplasjet e para nisën rreth orës 12:30, kur u dëgjua shpërthimi i një tullumbaceje. Forcat e policisë ndërhynë për të larguar protestuesit, të cilët nuk arritën të rezistonin gjatë.

Në të dy anët e Kuvendit nisën shoqërimet e para. Nuk munguan as problemet shëndetësore për një prej protestuesve, fatmirësisht pa pasoja.

Të gjendur mes kordonëve të forcave të rendit, këta të rinj u shoqëruan në komisariat. Burime nga policia thanë se më shumë se 15 persona u shoqëruan gjatë tubimit të kësaj të enjteje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos