LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali SHISH/ Vlora Hyseni vë në rrezik vendin për Ergys Agasin: Të gjithë radarët e shtetit i mbyll për ty

• Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, e cila ka pasqyruar komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit. • Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim. • Në komunikimet e zbardhura Hyseni përdor termat "shpirt" dhe "Të du", gjë e cila shton dyshimet për një marrdhënie romatike mes dy të akuzuarve. • Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”. • Në këtë pikë, Hyseni mundohet ta qetësoj duke i thënë të flej i qetë, ndërsa bën edhe deklaratën e fortë duke i thënë se për të fik të gjithë radarët e shtetit. • Sipas të dhënave të përfshira në dosjen e Prokurorisë, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore. • Këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore. • Pra Kalluçi i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator. • SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas i janë vënë në dispozicion Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë.

2 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

Skandali SHISH/ Vlora Hyseni vë në rrezik vendin për Ergys

TIRANË- Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.

Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.

Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.

“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni.

Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.

Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.

Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Dosja e SPAK/ Agasi mori të dhëna në telefonat e “zbërthyer” nga policia! Iu vunë në dispozicion nga përgjegjësi i Sektorit në Policinë Shkencore

Skandali SHISH/ Vlora Hyseni vë në rrezik vendin për Ergys
Ergys Agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi, i cili u arrestua pak javë më parë. Bëhet me dije se sipas të dhënave të përfshira në dosjen e Prokurorisë, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore.

Sipas dosjes hetimore, këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluci, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore. Pra Kalluci i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator. SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas i janë vënë në dispozicion Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë.

Fatjon Kalluci, me detyrë përgjegjës sektori në Institutin të Policisë Shkencore, u arrestua për nxjerrje te dokumenteve sekrete. Bashkë me të, në pranga ra edhe Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit, pasi ka fshirë kamerat e sigurisë në vende ku Agasi ka frekuentuar gjatë arratisë. Ndërsa, në arrest shtëpie u la ish drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dhënë ndihmuar Ergys Agasit informacione sekrete teksa ndodhej në arrati.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni./Dosja.al

Sondazh

Poll

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit