Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% gjatë këtij viti. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar projeksionet ekonomike për vjeshtën duke përmirësuar lehtë parashikimin për Shqipërinë.
Rishikimi në rritje me 0.1 pikë përqindjeje në rritje për vitin 2026 që nga qershori pasqyron reformat dhe investimet që lidhen me anëtarësimin në BE. Sipas Berzh një ndikim pozitiv në ekonomi ka dhënë sektori i turizmit por edhe remitancat e emigrantëve. Përmirësimi i ecurisë ekonomike është mbështetur edhe nga administrata publike, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi në të kundërt, industria dhe bujqësia kanë vijuar të tkurren .
Nëse shohim rritjen ekonomike në vendet e tjera të Rajonit Shqipëria rezulton me ecurinë më pozitive duke lënë pas vende si Mali i Zi ,Maqedonia apo Serbi.
Sfidë në raport theksohet se është ecuria e inflacionit në Shqipëri e cila arriti në 3.4%, duke tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me më shumë se 70% që nga shkurti 2026.
Në një perspektivë rajonale, BERZH parashikon që rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë mesatarisht 3% në vitin 2026, pas një mesatareje prej 5% në vitin 2025, e mbështetur nga përmirësimi i kërkesës së jashtme, aktiviteti më i fortë i investimeve dhe turizmi.