Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mesazhet e dashurisë të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit problem për GJKKO, del me njoftim zyrtar: Ndalohet publikimi në media, zbardhet vendimi

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhet e dashurisë të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit problem
Vlora Hyseni-Ergys Agasi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur vendimin e sotëm, ku la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Hyseni u paraqit këtë të enjte në GJKKO pas kërkesës së SPAK, për marrjen e saj në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj sa i përket çështjes “Agasi”.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026 vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj personit nën hetim Vlora Hyseni”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së, teksa më tej ka vendosur ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Ky vendim i fundit i Gjyaktës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziaur ka ardhur një ditë pasi në media rrodën pjesë nga dosja hetimore të cilat hidhnin dritë mbi marrëdhënien që ish-drejtoresha e SHISH kishte me biznesmenin e arrestuar, Ergys Agasi.

Përmes këtyre mesazheve, Hyseni tregonte një marrëdhënie shumë më të afërt me Agasin, ndryshe nga sa ajo kishte pretenduar para prokurorëve kur dhe u pyet më herët, asokohe si person në dijeni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese