
Pas Tokios, Seulit dhe New York-ut Elton Ilirjani vijon turin e tij ndërkombëtar të modës, këtë herë në London Fashion Week, ku u shfaq në tre prezantime të ndryshme.
Një nga momentet më të veçanta ishte shfaqja e Poet-Lab, zhvilluar në një hapësirë industriale në East London. Mes arkitekturës urbane, teknologjisë dhe trenave që kalonin mbi skenë, Eltoni pati dy momente ikonike madje mbylli shfaqjen me një veshje spektakolare në ngjyrë argjendi.
Në të njëjtën shfaqje u shfaq edhe Mimoza Ahmeti, e cila këtë herë u prezantua si modele, duke sjellë një tjetër element surprizë në një nga eventet më të veçanta të javës së modës në Londër.
Eltoni pati gjithashtu dy dalje në Global Fashion Collective, për një stilist francez dhe një stiliste italiane nga Puglia, e cila krijon veshjet e saj tërësisht me dorë.


