BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit

24 Shtator 2026 | 15:30

Bashkimi Evropian në trevjetorin e sulmit në Banjskë ka rikujtuar se ky ka qenë një kërcënim serioz i sigurisë në rajon dhe ka kërkuar nga Serbia që të veprojë menjëherë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmi.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke përsëritur se Serbia nuk i ka ndërmarrë akoma hapat e nevojshëm për të nxjerrë para drejtësisë ata që gjenden në territorin e saj. Po ashtu, ky zëdhënës ka thënë se kjo çështje ishte ngritur edhe në takimin që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka pasur në New York me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Para tri vitesh, sulmi në Banjskë, më 24 shtator 2023, i kryer nga sulmues serbë të Kosovës, të armatosur, ndaj Policisë së Kosovës, kërcënoi seriozisht sigurinë në rajon. Ky sulm i tmerrshëm mori jetën e një polici dhe la dy të tjerë të plagosur. BE-ja në vazhdimësi ka kërkuar që përgjegjësit për këtë të japin llogari dhe shpreh keqardhje se deri më sot Serbia akoma nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndjekur ata që janë në Serbi me aktakuzat përkatëse”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.

“Ne presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë përmes kanaleve të vendosura të asistencës së ndërsjellë. Çështja është në pritje për kohë të gjatë dhe duhet menjëherë të ndiqet nga Serbia. Përfaqësuesja e Lartë e ka ngritur këtë çështje edhe me Presidentin Vuçiç gjatë takimit të tyre në New York”, tha ai më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç në OKB: Faleminderit 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, falënderoi shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë...
09:04 | 24/09/2026

Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë qëndrimin e saj për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Beogradi do të vazhdojë të mbrojë atë që e cilësoi...
08:52 | 24/09/2026

Sot 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit të Banjskës të vihen para drejtësisë. Në një postim...
08:45 | 24/09/2026