BE: Keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sulmin në Banjskë
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë t...
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë t...

Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri regjistruan një rritje të fortë vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sektori i sigurimeve zotëronte toka dhe ndërtesa në vlerën e 14.1 miliardë lekëve (rreth 146 milionë euro). Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve u rrit me 79%.
Investimet në prona arritën në 30.5% të totalit të investimeve të sektorit të sigurimeve, nga 18.7% që kishin qenë një vit më parë.
Statistikat tregojnë se këto asete zënë një peshë të rëndësishme në strukturën e bilancit total të kompanive të sigurimit. Në fund të vitit 2025, pasuritë e paluajtshme përbënin 22.3% të aktiveve totale të tregut, nga 13.8% që kishte qenë pesha e tyre një vit më parë.
Pesha e pronave në strukturën e bilancit është veçanërisht e lartë në sektorin e sigurimeve të Jo-Jetës, me 23.6% (nga 15% që kishte qenë në fund të vitit 2024).
Në segmentin e sigurimit të Jetës, pesha e pasurive të paluajtshme në bilanc ishte 12.3% në fund të vitit 2025, por edhe në këtë segment rritja është e dukshme nga niveli prej 4.9% i një viti më parë.
Vlen të thuhet, megjithatë, se pasuritë e paluajtshme janë të përqendruara sidomos në njërin prej grupeve të sigurimit në vend. Tre kompanitë e sigurimit që janë pjesë e këtij grupi zotërojnë pothuajse 65% të vlerë totale të pasurive të paluajtshme të gjithë sektorit.
Këto të dhëna tregojnë se pesha e pasurive të paluajtshme në bilancin e shoqërive të sigurimit është mjaft e lartë dhe në nivele jo tipike apo qoftë edhe të rekomanduara për institucionet financiare. Për shembull, në sektorin bankar të gjitha aktivet jo-financiare, (që konsistojnë kryesisht në pasuri të paluajtshme, por jo vetëm të tilla) përbëjnë rreth 2.2% të totalit të aktiveve.
Në mënyrë specifike për sektorin e sigurimeve, pesha optimale e rekomanduar në kuadrin rregullator është në nivele shumë më të ulëta se ato të mbajtura aktualisht nga sektori i sigurimeve në Shqipëri. Mbështetur kryesisht në regjimin e Solvency II, kërkesa për peshën e aseteve jo-financiare në portofolin e investimeve është në intervalin mes 5% dhe 15%, ndërkohë që për tregun e sigurimeve në Shqipëri ky raport arrin në 30.5%. Madje, në tregun e jo_jetës, ky raport është edhe më i lartë, në nivelin 32.6%.
Sipas këtij regjimi, mbajtja e sasive të mëdha të aseteve jo-financiare rrit ndjeshëm kërkesat për kapital. Për shembull, investimi në pasuri të paluajtshme kërkon një mbulim me kapital në masën 25%. Rrjedhimisht, mbajtja e investimeve të tilla në sasi të mëdha nuk është e leverdishme për një shfrytëzim eficient të kapitalit./Monitor
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart ...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 79.7 lekë dhe...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë d...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...
Pothuajse gjysma e asaj që shoferët europianë paguajnë për...
Kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë i është rikthye...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit p...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshati...
Një aksident ka ndodhur në kryeqytet pranë Maternitetit Mb...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë t...
Mercedes-Benz ka paralajmëruar se mund të mbyllë dy fabrik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi nga foltor...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...