LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh. AGSH: Të tërheqë deklaratat (REAGIMET)

• Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë mbërritjes në GJKKO iu drejtua gazetares Klodiana Lala me një akuzë lidhur me pretendime për kontakte me agjentë serbë. • Kjo situatë ndodhi teksa gazetarja Lala iu drejtua ish kryetares së SHISH, duke e pyetur nëse i ka dhënë informacione biznesmenit të akuzuar nga SPAK si kreu i grupit kriminal që vepronte te AKSHI. • Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta, të cilat kritikuan akuzat e Hysenit dhe kërkuan që ajo të mbaj përgjegjësi lidhur me këtë. • Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënoi sulmin e Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala dhe kërkoi që Hyseni të tërheqë menjëherë deklaratat ndaj gazetares Lala. • Ai i kërkoi SPAK që ta shohë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e Hysenit ndaj një gazetareje. • Nga ana tjetër, Lala e cilësoi deklaratën e Hysenit një sulm personal dhe shantazh, si hakmarrje e informimit të publikut me detaje për akuzat që rëndojnë mbi ish-shefen e SHISH dhe veprimtarinë kriminale në të cilën dyshohet se ajo është përfshirë.

3 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Vlora Hyseni sulmoi publikisht Klodiana Lalën, gazetarja: Sulm vulgar dhe shantazh

Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh.
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka reaguar për sulmin verbal të bërë ndaj saj nga ish-shefja e Shërbimit Sekret Informativ, Vlora Hyseni, e cila pasi u pyet nëse ka shpërndarë apo jo sekrete shtetërore siç edhe dyshon Prokuroria e Posaçme, akuzoi reporteren për takime me agjentë serbë. Gazetarja Lala e quan deklaratën e Hysenit një sulm personal dhe shantazh, si hakmarrje e informimit të publikut me detaje për akuzat që rëndojnë mbi ish-shefen e SHISH dhe veprimtarinë kriminale në të cilën dyshohet se ajo është përfshirë.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, deputetja ka zgjedhur të kundërsulmojnë me gjuhë vulgare ndaj gazëtareve dhe duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigjja e zonjës Hyseni, por asnjë fjalë për materialet që ka shpërndarë dhe që dyshohet sipas Prokurorisë së Posaçme që ka shpërndarë në adresë të shtetasit Ergys Agasi”, tha Lala./Dosja.al

2 ORE ME PARE

AGSH dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat

Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh.
Klodiana Lala

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar sulmin e ish kreut të Shërbimit Infomativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa po hynte në ambientet e GJKKO në lidhje me hetimin ndaj saj se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit.

Teksa gazetarja Klodiana Lala i drejtohet ish kryetares së SHISH nëse i ka dhënë informacione biznesmenit të akuzuar nga SPAK si kreu i grupit kriminal që vepronte te AKSHI, Hyseni e shantazhoi.

Asociacioni kërkoi që Hyseni të tërheqë menjëherë deklaratat ndaj gazetares Lala, ndërsa i kërkon SPAK që ta shohë me seriozitet “këtë episod shantazhi nga ana e Hysenit ndaj një gazetareje.”

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen. AGSH i bën thirrje Zonjës Hyseni  që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje,”, shkruan AGSH./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Shkoi në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë/ Momenti kur ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel (VIDEO)

Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh.
 Vlora Hyseni

TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë mbërritjes në GJKKO iu drejtua gazetares Klodiana Lala me një akuzë lidhur me pretendime për kontakte me agjentë serbë.

“Klodi, si po kalon me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit?”, i tha Hyseni gazetares, në një përplasje verbale përpara kamerave.

Hyseni u paraqit në ambientet e Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masën e sigurisë të kërkuar ndaj saj. Hyseni është paraqitur në gjykatë nën shoqërimin e forcave të sigurisë, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet e gazetarëve të pranishëm.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.

Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.

Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”./Dosja.al

Sondazh

Poll

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit