Ndeshja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e vlefshme për rundin e parë të grupit 1 në Ligën C të UEFA Nations League, do të gjykohet nga një trupë elitare arbitrash anglezë. Sfida që do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, shënon edhe nisjen zyrtare të epokës së re të kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.