Zjarr në ambientet e një pallati pranë shëtitores në Pogradec, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

24 Shtator 2026 | 15:36

Një zjarr ka përfshirë ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, në afërsi të shëtitores, mbasditen e kësaj të enjteje.

Sipas raportimeve, flakët kanë rënë në ambientet e ajrosjes së pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Mësohet se, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet që të përcaktohen pas verifikimeve në vendngjarje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i Policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armë dhe falsifikim

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të shpallur në kërkim gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të një plani të posaçëm kontrollesh dhe...
15:09 | 24/09/2026

GJKKO njoftim zyrtar: Vlora Hysenit iu la masa e sigurisë, ndalohet çdo publikim i vendimit në media

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni....
15:05 | 24/09/2026

Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme

Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një deklaratë...
14:28 | 24/09/2026