Akuza e Vlora Hysenit/ Gazetarja Klodiana Lala: E përbuz me neveri! Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal, hesapet i ka me drejtësinë

Gazetarja investigative Klodiana Lala, ka reaguar duke thënë se përbuz me neveri akuzat që ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni i bëri duke i thënë se “është takuar me agjentë serbë”.

Në një komunikim për News24, gazetarja Lala, i ka cilësuar akuzat e Hysenit si një përpjekje për ta frikësuar dhe kërcënuar për shkak të punës së saj si gazetare.

Të lidhura

None found

Gazetarja deklaroi se ajo kanë vijuar të raportojë edhe në situata të vështira, duke theksuar se puna e saj do të vijojë pavarësisht deklaratave të Hysenit.

“E përbuz me neveri cdo akuzë të ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni në adresën time. Mu duke si një përpjekje e dëshpëruar e zonjës për të më kërcënuar për shkak të detyrës që bëj. Unë dhe News24 kemi dëshmuar se edhe në momentet më të vështira raportojmë me profesionalizëm, paanësi dhe integritet. Zonja ka mundësinë ta korrigjojë atë që tha dhe të kërkojë falje publike, është në nderin e saj dhe institucionit që ka drejtuar dhe në nderin e një gruaje që nesër mund të rrisë fëmijë.

Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson aspak, sepse askush nuk më shantazhon në detyrën time dhe këtë e kam dëshmuar në më shumë se 23 vite punë, edhe kur mbi familjen time është qëlluar me plumba”, tha gazetarja.

Po ashtu, ajo theksoi se do të vazhdojë të merret me dosjen e Vlora Hysenit, duke theksuar se ajo është një nga më tronditëset që ka mbuluar në karrierën e saj profesionale.

“Unë do vazhdoj të merrem me dosjen, me aferën e Hysenit dhe zyrtarët e lartë. Është dosja me tronditëse që unë kam mbuluar në 23 vite të karrierës time profesionale. Kjo ka tronditur jo vetëm zonjën Hyseni por edhe shumë personazhe që janë të politikës, biznesit dhe krimit”,  u shpreh Lala.

Në fund ajo deklaroi se për akuzat që Hyseni i bëri do t`i drejtohet SPAK: “Unë do ti drejtohem prokurorisë së posaçme me një kallëzim penal. Unë kam folur me avokatin Dorian Matlia dhe po bëjmë materialin për t’ia dorëzuar SPAK”.


Shtuar më 24.09.2026 15:37

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibom